Një shahiste 10-vjeçare nga Malajzia theu një rekord botëror duke renditur copëzat e shahut për vetëm 45.72 sekonda, derisa i kishte mbuluar sytë.

Guinness njoftoi se Punithamalar Rajashekar, ylli i ekipit të saj të shahut në shkollë ka thyer rekordin për kohën më të shpejtë për rregullimin e një seti shahu me sy mbyllur, transmeton Telegrafi.

Rajashekar, e cila filloi të luante shah në moshën 5-vjeçare, tha se ajo studioi videot e rekordmenëve të mëparshëm për të studiuar teknikat e tyre përpara se të thyente rekordin.

Vajza është anëtare e regjistruar e FIDE-s, Federata Ndërkombëtare e Shahut.

“Babai im është trajneri im”, tha ajo për Guinness, “dhe ne luajmë së bashku pothuajse çdo ditë”.