Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur në një takim Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla nënvizon se kryefjalë e takimit ka qenë intensifikimi i bashkëpunimit në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.

“Me Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska, biseduam mbi bashkëpunimin midis agjencive tona ligjzbatuese në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Do të intensifikojmë bashkëpunimin në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikun e narkotikëve nga disa vende të Amerikës latine drejt Europës, ku janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë”, shkruan Balla.