Nga arratia ish zv/kryeministri dhe ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ankimon në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses.

Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.

Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit.

Avokatët mbrojtjës kanë renditur katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave.