Rreth 350 bimë kanabisi, të mbjellura në tre sipërfaqe toke në fshatin Zheje të Kurbinit, janë asgjësuar me anë të diegies. Një nga kultivuesit e tyre është arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tij.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit operacional me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 37-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.

Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Zheje, Kurbin, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në 3 sipërfaqe toke të ndryshme, 350 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasit P. K.,Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim nipi i shtetasit të arrestuar, shtetasi P. K., pasi dyshohet se është bashkëpunëtor për kultivimin e këtyre bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e 42 vjeçarit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin A. T., me detyrë kryetari i fshatit Zheje, njëkohësisht inspektor i pyjeve të kësaj zone.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.