Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Gazment Bardhit nga oborri i Kuvendit. Basha tha se Bardhi është shkarkuar nga kreu i grupit, ndërsa këtë detyrë që kuvendi kombëtar ia kaloi atij një ditë më parë, tha se do t’ia delegojë një nga nënkryetarëve.
Beteja jonë është për qytetarët. Duhet të punojmë dhe të shërbejmë njerëzve. Prej ditës së djeshme me hyrjen në fuqi të satutit, janë marrë vendimet përkatëse, por për të shuar kureshtjen tuaj dua ta deklaroj hapur që si kreu i PD dhe i ngarkuar edhe me detyrën e krut të grupit, kam ndërmend ta delegoj këtë detyre te një nga nënkryetarët e grupit, siç ka qenë përherë. Thirrja ime për çdo deputet është që tani është momenti të shohim përtej interesave personalë, përtej frikërave që mund të ketë shkaktuar konflikti, se në fund të fundit janë shprehur mbi 4 mije delegatë të PD dhe ata janë një fuqi reale.