Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po punon intesivisht për të jetësuar marrëveshjen e arritur me Bankën Botërore, financimin strategjik prej 65 milionë euro në mbështetje të bujqësisë shqiptare dhe fermerëve të vegjël, fuqizimit të sigurisë ushqimore dhe investime transformuese në infrastrukturën e ujitje-kullimit.
MBZHR bën të ditur se, tri shtylla kyçe të bujqësisë, që do të mbështeten fuqishëm përmes këtij instrumenti të ri financiar për një bujqësi të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse e konkurruese, instrument të cilat u miratuan me vendim të Këshillit të Ministrave në muajin korrik për ta ratifikuar në parlament në javët në vijim.
Nga zbatimi i këtij projekti fermerët e vegjël do të përfitojnë nga kjo mbështetje për të lehtësuar daljen e prodhimit në treg duke shkurtuar zinxhirët tregtarë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Gjithashtu 23 mijë hektarë toka bujqësore do të kenë ujitje efikase në Divjakë, Konispol e më gjerë, përmes financimit në zgjerimin e rrjetit të ujitjes dhe kullimit duke përdorur metodat dhe teknologjitë më inovative dhe efektive, të cilat do të rrisin eficiencën dhe ulin ndjeshëm kostot e administrimit të hidrovoreve.
Ndërkohë, investime transformuese në fuqizimin e sigurisë ushqimore, përmes rehabilitimit të infrastrukturës dhe laboratorëve ushqimore në pikat kufitare të doganës së Bllatës, Kakavijës, Kapshticës, Qafë Botës, Qafë Thanës dhe Vlorës do të rrisin standardet e prodhimeve shqiptare.