Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar. Në komunikimin e tij, ish-Kryeministri ka nënvizuar çështjen “Beleri”, për të cilin shprehet se po mbahet si i burgosur politik nga Kryeministri Edi Rama.

Sali Berisha: U përpoq të zëvendësonte Lajçkaun e Eskobarin dhe të dilte tani ky si ndërmjetësuesi ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve. Edhe drafti përfundoi në koshin e humorit, talljes, përçmimit që meritonte. Edi Rama është turpi i Shqipërisë, i shqiptarëve. Çdo ditë që kalon është një mbulim turpi për ne. Është i vetmi Kryeministër në rajon që refuzohet nga dy Kryeministra të vendeve fqinj, në mënyrën më të merituar. Ai nuk ka më një minutë të qetë në shpirtin e tij, sepse është zbërthyer tërësisht lidhja me krimin. Nuk u prit në Athinë, sepse samiti ishte për një deklaratë historike, që përbën dokumentin legal të perspektivës evropiane të vendeve të rajonit. Ky shkelmon vlerat evropiane, mban në burg Fredi Belerin, si të burgosur politik, që të skadojë afati 90 ditor dhe të mos betohet. Të besosh nacionalizmin e Edi Ramës është si të besosh turpin.