Melanie Joly, Ministrja e Jashtme kanadeze do të takohet ditën e sotme me homologen e saj në Tiranë, Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Vizita e saj, vjen në bazë të një agjende takimesh në disa vende të Evropës, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.

Është hera e dytë në 9 vite, që Shqipëria vizitohet nga një Ministër i Jashtëm kanadez.

Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Kanada janë zhvilluar shumë në vitet e fundit dhe si vende aleate në NATO, të dyja vendet janë të angazhuara në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Roli i Kanadasë në arenën ndërkombëtare është bërë më i rëndësishëm.

Zyra e Joly-t ka njoftuar se udhëtimi është pjesë e një plani që ajo njoftoi në maj, i cili kërkonte që Global Affairs Canada të angazhohej më shumë me Kombet e Bashkuara.

Me një diplomë nderë në drejtësi nga Université de Montréal, Joly ka punuar në promovimin e kulturës dhe në rritjen e sektorit të turizmit.