Kryetari i grupit parlamentar Bledi Çuçi prezanton priorietet e Partisë Socialiste në këtë sesion të ri.
Prioritet, reforma zgjedhore, ligje të reja për drejtësinë e re por dhe zgjedhja e avokatit të Popullit për të cilët fton opozitën të bashkëpunojnë.
Bledi Çuçi: Reforma zgjedhore. Duhet të gjejmë një formulë që është lënë detyrë nga gjykata kushtetuese që ti përshtatet Shqipërisë. Do të vijojmë të këmbëngulim që me reformën zgjedhore të adresojmë dhe votën e emigrantëve.
Reforma në drejtësi
Bledi Çuçi: Do të preken të gjitha ligjet e drejtësisë së re. Jemi në konsultim dhe me partnerët. Me të arritur një draft pëfundimtar do ta fusim në procesin e diskutimit. Brenda këtij sesioni ti kemi miratuar amendamentet. Është e rëndësishme sepse duhet të modifikojmë disa probleme që kanë lindur gjatë aplikimit”
Avokati i Popullit
Bledi Çuçi: Urgjent duhet të zgjedhim avokatin e popullit. Besimplotë se me opozitën do arrijmë të gjejmë një figurë që do të vijë me propozim nga opozita por të jetë figurë dinjitoze për atë pozicion”