Më 18 shtator do të nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencë hapëse për Censin, tha se kjo është një nismë shumë e rëndësishme dhe vuri theksin tek një census real i cili do të nxjerrë saktësisht popullsinë që jeton në Shqipëri.

“Është e rëndësishme për vendin tonë që numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend të jetë real që askush të mos thotë as që janë shumë dhe e i keni shtuar rrugëve dhe as që janë pak, e duke qenë pak jeni një vend që nuk meritonin vëmendjen që pretendoni” tha Rama.

Në konferencë për Censin e Popullsisë, kryeministri Edi Rama tha se ndihet krenar për mënyrën sesi shteti shqiptar trajton minoritetet. Kreu i qeverisë shqiptare tha se ne kemi një ligj për minoritetet, optimal e rrezatues. Në fund të fjalës së tij Rama i përcolli një mesazh Athinës e theksoi se askush nuk mund t’i japë mend Shqipërisë për mënyrën si trajtohen minoritetet.