Ambasadori Luigi Soreca i Ngarkuari me Punë në Tiranë ka qenë pjesë e aktivitetit të organizuar për Censin e Popullsisë dhe Banesave që pritet që të nisë më 18 shtator.

Ai ka mbështetur fjalën e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ky proces është shumë i rëndësishëm, pasi është një ndër pikat kryesore në procesin e integrimit të vendit tonë në BE.

“Fjalët e kryeministrit për mua janë me mjaft kuptim. Dua gjithashtu të përshëndes për praninë ministrat dhe drejtoreshën e INSTAT-it. Qartësisht për mua pas 4 vitesh, takimet ku ka marr pjesë të një procesi të gjatë dhe të ndërlikuar na kanë sjellë këtu ku jemi. Edhe të jep një kënaqësi shtesë që ky proces është në pikën ku do të fillojë.

Kjo do të ketë një rëndësi shumë të madhe për të besuar informacion të besueshëm, për të planifikuar dhe hartuar shënime të mira publike dhe për të dhënë fonde në buxhetin shtetëror. Siç e dimë Shqipëria në rajon në përgjithësi përballet me sfida specifike, prandaj duhet të ketë informacion të besueshëm specifikisht për sa i përket kësaj zgjedhje, që kanë të bëjnë me çështje speciale. Kjo pikë dhe zhvillimi i mëtejshëm statistikor në Shqipëri është mjaft i rëndësishëm dhe për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. Nuk është rastësi që kapitulli që përfshin statistikat, përfshihet në grup kapitujt thelbësore”, tha Soreca.