Pas asaj humbje me Nottingham, Chelsea nuk ndryshon kah dhe vazhdon me rezultatet negative. Blutë e Londrës barazuan 0-0 ndaj Bournemouth në transfertë, në një sfidë jo dhe aq të këndshme për sytë e publikut.

Levi Colwill ndezi zemrat e tifozëve të Chelsea në minutën e 51-të pasi shënoi gol, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Cole Palmer provoi të bënte heroin në minutën e 86-të, por goditja e tij u prit nga portieri. Me këtë rezultat, skuadra e Pochetinos renditet në vendin e 14-të, një pozicion më mirë se skuadra modeste e Bournemouth.