Al Nassr duket se e ka rimarrë veten pasi e nisi kampionatin arab me dy humbje. Skuadra e Cristiano Ronaldo-s ka marrë fitoren e tretë radhazi mbrëmjen e sotme pasi ka mundur me rezultatin 5-1 ekipin e Al Hazem.

Protagonist absolut Cristiano Ronaldo, autor i golit të katërt dhe i dy asisteve për golin e parë dhe të tretë. Për herë të parë në karrierën e tij, portugezi ka dhënë asiste në katër ndeshje radhazi.

Kjo fitore e ka ngjitur Al Nassr në vendin e gjashtë në renditje me 9 pikë, vetëm katër larg kryesuesve të Al Hilal. Për sa i takon renditjes së golashënuesve, pesë herë fituesi i Topit të Artë kryeson me 6 gola. Protagonist edhe Mane, autor i golit të pestë për Al Nassr.