Studiues nga Brazili raportojnë së fundmi se një toksinë e fuqishme e zbuluar në helmin e merimangës së babaneve është çelësi i kurimit të keqfunksionimit erektil, madje dhe i nekrozës.Kjo sipas tyre do të thotë se miliona njerëz që vuajnë nga keqfunksionimi erektil (impotenca seksuale) tani kanë shpresën e një kure nga araknidi helmues që fshihet në Amerikën Qendrore.

Merimangat Endacake Braziliane janë nga speciet më toksike tetëkëmbëshe, dhe kafshimi i tyre njihet që shkakton rritje të presionit të gjakut dhe ereksion të zgjatur artificial te meshkujt. Efekte të tjera të helmit përfshijnë kontraktime dhe dhimbje barku, ndërsa në rastet më të rënda ajo shkakton nekrozë të organeve gjenitale. Por tashmë raportohet se një dozë e kontrolluar e saj mund të ketë efekt shërues për gjendjen e vështirë mashkullore, prej një toksine që mund të kthehet në mjekim së shpejti. Maria Elena de Lima, profesorë mjekësie në spitalin Santa Casa Belo Horizonte në Brazil, tha në deklaratën e saj: “Kemi krijuar këtë toksinë në mënyrë sintetike dhe rezultatet ishin të njëjta me atë natyrale në testet in vitro, pra molekula ‘corpus cavernosum’ e izoluar te kavjet dhe kafshët e anestetizuara shkaktonte ereksione të plota në doza të vogla jo-toksike”.

“Studimi i nxitur nga biodiversiteti ynë, demonstron se fauna është një burim i pashterueshëm i molekulave bioaktive, nga potenciali i të cilave ne nuk njohim as 1%. Shkeca jonë kërkon të identifikojë interesin në aktivitetin biologjik në helmet natyrale si modeleve kurimi për shumë sëmundje”, shtoi deLIma. Testimet e toksinës kundër impotencës te meshkujt po bëhen nga Biozeus Biopharmaceutical që shpreson se mjekimi nga merimangat e babanes të rezultojë një sukses. Paulo Lacativa, drejtor i Biozeus, tha: “Kompania jonë e ka pranuar këtë projekt edhe pse është jera e parë që një zbulim i një universiteti brazilian të kthehet në një mjekim për mbarë botën”.