Deputeti demokrat i rreshtuar në radhët e Lulzim Bashës, Arbi Agalliu, shprehet i zhgënjyer nga lëvizja e Gazment Bardhit për t’u ulur në një tryezë me Sali Berishën. I ftuar në Report Tv, deputeti i PD-së tha se Bardhi mund të kishte zgjedhur një mënyrë tjetër apo të kishte mbajtur qëndrim, por jo të bëhej pjesë e Sali Berishës, ndërsa theksoi se është e pamoralshme.
“Duhet të sqarojnë pse e kanë akuzuar tjetrin për para, ose nuk ka moral të qëndrojnë dhe të luftojnë një të korruptuar që është sot në qeveri. Çdo deputet duhet të qëndrojë në funksion të moralit. Jam i zhgënjyer, mund të kishte qëndrim ndryshe por jo të bëhej pjesë e kësaj. Ne kemi mbajtur një linjë të caktua, sot t’i shkon atje dhe po bëhet një lojë jo normale.
Dje thoshte Berisha është me Ramën, tani shkon dhe ultë në prehrin e Berishës për të luftuar Bashën. Më mirë do kesh më shumë vështirësi të arrish te sukses por me moral sukses një rrugë më të shkurtër por të pamoralshme. E quaj të pamoralshme të kem në krah një individ që e kam mohuar për arsye të marrëdhënieve gjeopolitike me SHBA”- tha Agalliu.
Agalliu tha se nuk ka asnjë inciativë për të përjashtuar, Gazment Bardhin, ndërsa nënvizoi se personat ‘non grata’ s’duhet të jenë pjesë e PD-së.
“Këta janë të gjithë deputetë të PD-së. S’ka iniciativa për ti përjashtuar. Personat non grata s’duhet të jenë pjesë e PD-së. Nëse do të shikoni nga 9 shtatori 2021, derisa sa ta sqaronte në rrugë personale. Një grup deputetësh nuk ka lëvizur nga ky qëndrim. Deputetët do të zgjedhin kryetar grupi atë që vjen nga linja e partisë. Në zbatuam thirrjen e aleatëve tanë që persona non grata nuk do të jenë pjesë e juaja”- tha Agalliu.