Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është gati të provojë një eksperiencë të re në ekran, larg kostumit të politikanit.

“Vip Magazine” tha se Korreshi i ka thënë “Po” ofertës se Top Channel për t’u bërë pjesë e edicionit të dytë të spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”, që pritet të nisë muajt e ardhshëm.

Kujtojmë se deputeti i Lushnjes është i njohur për karagjollzëqe, pasi shfaqet në Kuvend herë me shalqi në krah, herë me speca, herë me grurë apo si së fundmi me briqe rroje.

E tashmë duket se deputeti ka vendosur ti lërë këto pas dore dhe ti përkushtohet një konkursi për kërcim.