Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë për PBS, tha se lufta Ukrainë-Rusi do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Ai gjithashtu tha se Putin në të vërtetë është i mendimit që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Është mjaft e qartë se lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë. Ne do të donim të kishim besim se lufta mund të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe Putin, në të vërtetë, është i mendimit se konflikti duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdogan.