“PD-ja ka nevojë urgjente të bashkohet”, kështu deklaroi në një intervistë për Euroneës Albania Lisandër Hoxha.

Duke u ndalur te axhenda e Rithemelimit, Hoxha u shpreh se më 30 shtator përfundon analiza e zgjedhjeve të 14 majit dhe më pas në bazë të statutit kryetari Sali Berisha do të kalojë në votëbesim.

Ai shtoi se votëbesimit sipas tij do t’i duhet t’i nënshtrohet jo vetëm kryetari i partisë, por edhe kryesia e PD-së dhe degët e saj.

“Me 30 shtator përfundon procesi i analizës seksione, grup seksione dhe strukturat e Partisë Demokratike dhe kryetari e ka detyrë statutore të cilës nuk po i ikën dhe nuk do t’i ikë, votebesimi. Propozimi im në Këshillin Kombëtar ka qënë më i zgjeruar se kaq, jo vetëm kryetari partisë, por edhe Këshilli Kombëtar, degët e PD-së, kryesia e saj, të votëbesohen gjithashtu. Ne po shkëputëm lidhjet me votën, pastaj i themi një kryetari partie të gjitha përgjegjësitë janë tuajat pavarësisht se si jemi sjellë ne, pa e kthyer këtë në gjueti shtrigash ndaj emrave të caktuar. PD-ja ka nevojë urgjente të hapet, të bashkohet me pjesën e saj të ndarë nga vetja, përjashto njerëzit e infiltruar në tepsinë e Ramës dhe të ketë një qasje të re në shoqëri” – tha Hoxha.