Reperi i njohur Noizy feston sot 37-vjetorin e tij të lindjes dhe në mesin e shumë urimeve nga miq, fansa dhe të afërm, vëmendje tërhoqi në veçanti urimi i Loredanës.
Pas duetit të suksesshëm, ‘Heart Attack’, Noizy dhe Loredana duket se kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë shoqërore.
Së fundmi, me rastin e 37-vjetorit të lindjes së reperit të njohur, Loredana ka postuar në Insta-Storyn e saj disa fotografi bashkë me Noizyn, ku i ka uruar suksese.
“Urime ditëlindjen, ta dua zemrën. Ti meriton më të mirat. Je shumë shok i mirë, Zini! Të dua përgjithmonë dhe Zoti të bekoftë” ka shkruar reperja.
Reperi nga Shqipëria lindi në Sukth të Durrësit, ndërsa një pjesë të mirë të jetës e kaloi edhe në Londër, dhe më pas u rikthye në vendlindje për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.