Gëzhoja plumbash, automjete të dëmtuara, e xhama të thyer; janë dëshmia e 12 orëve dramatike që përjetoi fshati i Banjskës në veri të Kosovës, ditën e dielë kur mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Mediat kanë mundur të hyjnë në fshatin e Zveçanit, pasi autoritetet rihapën rrugën që çon për atje pas disa ditësh bllokim.Situata për momentin është e qetë.

Nëpër rrugët e fshatit shihen vetëm gazetarë dhe pjesëtarë të policisë, ndërsa qytetarët janë mbyllur në shtëpi, të frikësuar dhe të painformuar siç duhet për ngjarjet.