Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të tijën, të krijuar me aplikacionin e Inteligjencës Artificiale ku duket duke pikturuar.

Krahas fotos, Rama ka shkruar se foto e krijuar nga Inteligjenca Artificiale është realizuar nga një qytetar.

“Mirëmëngjesi! Duke shpresuar që të qeshni edhe ju me këtë dërgesë të njërit prej jush, i cili më shkruan se e ka krijuar me aplikacionin e Inteligjencës Artificiale, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama krahas fotos.