Vizita e Kim Jong-un në Rusi është “një shenjë” e izolimit të presidentit rus, Vladimir Putin, nga komuniteti ndërkombëtar, deklaroi qeveria franceze.

“Rusia është e izoluar deri në atë pikë sa është e detyruar të kthehet drejt Koresë së Veriut. Është shenjë e një izolimi shumë të fortë në nivel ndërkombëtar”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme franceze, Anne-Claire Lezhandre, në një konferencë shtypi në Paris.

Kremlini sot ka siguruar se takimi mes liderit rus, Vladimir Putin dhe të Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të zhvillohet “në ditët në vijim”, të cilët do të bisedojnë për bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme, por edhe për çështje “të ndjeshme”.