Të gjithë do të dëshironin të fitonin llotarinë por për disa njerëz milionat nuk duket se zgjasin shumë vjet. Kështu duket se mendonte dhe britanikja Lara Griffiths e cila refuzon kritikat se ka vepruar pa maturi pasi ka mbetur trokë tashme, teksa i shpenzoi të gjithë paratë e llotarisë më shumë se 2 milionë dollarë të disa viteve më parë. Duke pretenduar se ‘jam kënaqur shumë’ pas fitores së llotarisë me bashkëshortin e dikurshëm Roger Griffiths, ajo vijon të thotë se i ka shpenzuar ‘më së miri’ fitimet. Kur Roger njoftoi Lara se kishin fituar shumën marramendëse të parave në 2005, ajo nuk e mendonte se mund të kishte ndonjëherë kaq shumë para. Por megjithë fitimet e reja ajo vijoi të punonte përveçse të shpenzonte në sende luksi kryesisht për familjen. Rrjedhimisht të gjitha lukset e saj zgjatën vetëm 8 vjet deri në 2013, kur si paratë dhe martesa e saj Roger kishin mbaruar. Por Lara është e lodhur tashmë me komentet dhe kritikat që i drejtohen për mënyrën e shpenzimeve. Ajo thotë se përshkruhet si ‘ngjarje tragjike’ apo se është një ‘grua e cekët’ për shpenzimin e parave në atë mënyrë. Vetë Lara, pretendon se i shpenzoi paratë ‘në mënyrë të matur’.
Ajo thotë: “Kjo narrativa e llotarisë është bërë shumë e bezdisshme, po më shkatërron jetën, njerëzit vijojnë të thonë se jam budallaqe, se jam e mbushur me kirurgji plastike dhe se duhet të më heqin fëmijët. Por në fakt unë i shpenzova më së miri dhe kalova shkëlqyeshëm”. Disa nga shpenzimet që çifti bëri me fitimet ishin fluturime ekonomike drejt Dubai, investimi në një sallon bukurie150 000 paundë, blerja e 30 makinave të përdorura, dhe e rreth 15 çantave ‘firmato’. Megjithse blerja e sallonit ishte e shtrenjtë, tani Lara punon aty dhe ia kalon mirë, edhe pse nuk e paguan veten me rrogë, thotë gruaja. Ish-mësuesja thotë se është mërzitur me punën në sallonin e bukurisë pasi gjithmonë ka pasur pasion mësimdhënien. Çifti nga Yorkshire në veri të Britanisë kanë marrë një kredi shtëpie dhe vijuan të jetonin jetën e tyre megjithë tronditjen e pasurisë së papritur. Lara shton: “Të gjithë më pyesin si është kur fiton llotarinë. Por nuk mund ta imagjinosh, është sikur të të thonë papritur se ke dy milionë në bankë”.
“Kemi shkuar për pushime në Dubai dhe ishte shumë mirë. Ne nuk i shpërdoronim paratë, blinim biletat më të lira, makina të përdorura dhe kemi kredi për shtëpitë”.
Por nuk ishte vetëm Lara që shpenzonte pasi ajo pretendon se bashkëshorti Roger gjithashtu shpenzoi shumë para për të nisur një karrierë muzikore, që arrinte në rreth 25 000 paundë. Kështu që deri në vitin 2013 paratë ishin mbaruar dhe dyshja vendosën t’i jepnin fund martesës. Por megjithë se paratë u zhdukën, Lara thotë se është kujdesur për fëmijët e saj duke u siguruar që ata të kishin një jetë të mirë, dhe që llotaria të mos shkatërronte jetën e të gjithëve.