‘Çifti’ Berisha-Meta humbën sërish në zgjedhjet që u mbajtën në Kukës, madje humbja ishte edhe më e thellë se rezultatet e 14 majit, ku ish-kryeministri në më pak se katër muaj arriti të përgjysmojë mbështetësit e tij. I ftuar në Report Tv, Fabian Topollaj nga Bindja Demokratike thotë se me Sali Berishën në krye të Rithemelimit nuk do të ketë asnjëherë fitore, pasi demokratët kanë humbur besimin.

“Mua më duket sikur të gjitha rezultate dhe gjëja që po shkon pas shtatorit të 2021 tregon fiks përgjigjen e pyetjes suaj. Shqiptarët janë të bindur që me këtë lidership opozitar nuk mund t’i japin besimin. Më duket e thjeshtë dhe e qartë se faktori pse opozita nuk bëhet e madhe është pikërisht PD sot, që është fut në rreth vicioz se kë do mbajnë kryetar. Nëse ka një sukses PD është se na keni humb ne partitë e reja”, tha Topollaj.