Kastro Zizo do të sjellë të shtunën më 16 shtator te Piramida e Tiranës një projekt të ri të titulluar “Evoluta”. Lidhur me këtë projekt, ai ka folur në “ABC e Mëngjesit”, duke theksuar se gjithçka paraqet marrëdhënien mes Inteligjencën Artificiale dhe Artit.

Kastro ka zbuluar se do të ketë shumë të ftuar të njohur, mes tyre regjisor nga Kosova, aktori Timo Flllko dhe shumë të tjera nga fusha të ndryshme.

“Të shtunën te Piramida në orën 18:00 fillon eventi. Do të jenë shumë njerëz të njohur, Timo Fllokon, kemi intelektualë nga të gjitha fushat. Kemi Joni Shanajn, regjisor shumë i mirë, antropolog, kemi regjisor nga Kosova, kemi Julian Zylon, kemi zëvendës ministrin e Drejtësisë, janë përfaqësues të fushave të ndryshme sepse Inteligjenca Artificiale është dhe do të jetë në të ardhmen pjesë e çdo fushe.

Një ndër përballjet tona etike të rracës njerëzore, mund të jetë ajo që e ka shoqëruar njeriun, është koncepti i vdekjes. Njeriu për pak kohë do të jetë përballë dy zgjedhjeve, një të vdekjes së tij të natyrshme dhe dy të firmosi të drejtat e informacionit të tij, që ai të jetojë në një realitet tjetër virtual”, tha ai.