Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama konfirmoi ditën e djeshme në Asamblenë e PS-së 7 ndryshime në kabinetin qeveritar. Emrat, kreu i qeverisë do t’ia dërgojë sot për dekretim Presidentit Bajram Begaj.

Cilat janë ndryshimet e bëra në qeveri që do të dekretohen nga Presidenti Begaj?

Rama njoftoi dje se Olta Xhaçka Ministre e Jashtme, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Edona Bilali, Milva Ekonomi nuk do të jenë më pjesë e qeverisë.

Janë 7 ndryshime në qeveri, ku 4 prej tyre janë emra të rinj, ndërsa një e rikthyer në kabinet. U largua nga detyra, Olta Xhaçka e cila mbante postin e Ministres së Jashtme, të cilin tashmë e merr Igli Hasani ish ambasadori i Shqipërisë në OSBE, deri në 2021.

Ogerta Manastriliu është larguar nga Ministria e Shëndetësisë, duke marrë drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në vend të saj emërohet Albana Koçiu, e cila mban aktualisht pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Nga krahu tjetër, në Ministrinë për Ekonominë dhe Financat është emëruar ministër Evin Mete, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj, që merr drejtimin e Ministër Shteti për sipërmarrjen dhe klimën e bizensit, duke zevendësuar Edona Bilalin.

Anila Denaj, deri pak kohë më parë, Ministër e Financave, rikthehet në Kabinet, në postin e Ministrises së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e mbajtur Frida Krifca.

Kryesocialisti Rama, po ashtu njoftoi dhe krijimin e Ministrinë e Pushtetit Vendore, të cilën do të ja besoj Arbian Maznikut, aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet e drejtuear nga Mliva Ekonomi, shkrihet.

Ndryshimet në kabinetin e qeverisë

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka.

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi

Rama paraqiti edhe kandidaturat për Sekretarët e rinj të PS.

Sekretariati i ri ekzekutiv i PS:

Sekretari i Organizimit, Ardian Çela.

Sekretar i Burimeve Njerëzore Eduard Ndreca.

Sekretare e Gruas, Evis Kushi.

Sekretar Dixhital dhe i Rinisë Etjen Xhafaj.

Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko.

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore, Eridjan Salianji.

Sekretare e Programit, Milva Ekonomi.