Kanadezja “Narcity”: Shqipëria, perla e fshehur
“Kur ëndërroni për pushime me ujëra turkeze, plazhe të paeksploruara, ushqim të shijshëm dhe mot të mrekullueshëm, shumë prej jush mund të mendojnë për vende si Italia apo Greqia. Një alternativë më e lirë ekziston në Evropë, në një perlë të fshehur ku ofrohet e njëjta cilësi pushimesh.”
Kështu e nis artikullin për bregdetin shqiptar e përditshmja kanzadeze “Narsiti”, e cila e përshkruan vendin tonë si një prej destinacioneve kryesore turistike të pashkelura në kontinent, për ata që kërkojnë të gjitha hijeshitë e një pushimi klasik, çmime të përballueshme dhe mot të ngrohtë.
E shtrirë përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, Shqipëria ka një bregdet që të lë pa frymë dhe peisazhe të mrekullueshme, ku pushohet jo vetëm në verë, por edhe në vjeshtë, për shkak se 300 ditë në vit janë me diell.
Por ai që tërheq pushuesit e huaj thuhet në artikullin e të përditshmes kanadeze nuk është vetëm peisazhi por edhe çmimet e përballueshme, krahasuar me fqinjët tanë, ku kostoja mesatare e shërbimeve hoteliere për një ditë qëndrimi varion nga 30 deri në 300 Euro.
E padyshim, riviera joniane me ujra turkeze e blu të errët krahasohet me ato të Maldiveve, ku Ksamili dhe Dhërmiu renditen si plazhet më të bukura.
Gjipe, një plazh i rrethuar nga shkëmbinj të lartë, të jep ndjesinë e të qenit në një ishull të fshehtë, ndërsa Karaburuni e Sazani ofrohen të vizitohen edhe për rrënojat ronake dhe ato të Luftës së Dytë Botërore.
Turistët kanadezë ftohet të vizitojnë brengdetin shqiptar, jo vetëm për detin dhe klimën me diell, por edhe për aktivitetet që ofrohen si kalërimi, ecja, lundrimi dhe astroturizmi. Vendi është quajtur një “destinacion gastronomik i fshehur”, në të cilin mund të gjesh pjata të fqinjve tanë bregdetarë, e ku bakllavaja, ullinjtë dhe qoftet janë disa nga ushqimet klasike që mund t’i shijoni.