Martina Çodorovska, e cilësuar si miss Polonia ishte mbrëmë në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe kombëtares së saj.Collage

Ajo i dha dje zemër Polonisë duke thënë se nuk do të ktheheshin pa 3 pikët në shtëpi, por kjo gjë nuk ndodhi pasi në fund triumfoi Kombëtarja kuqezi. Më pas Martina ka postuar disa foto nga tribunat dhe jashtë stadiumit duke e treguar hapur trishtimin për humbjen. Pavarësisht kësaj, ajo ende nuk është larguar nga vendi ynë dhe ashtu si e ka zbuluar vetë, ndodhet në plazhin e bukur të Qerretit./m.j

Whatsapp Image 2023 09 11 At 16.42.00 2
Whatsapp Image 2023 09 11 At 16.42.00 3

FOTO/ Miss Polonia, tifozja e flaktë polake vendos të qëndrojë në Shqipëri