Policia ka arrestuar mëngjesin e kësaj të hënë (18 shtator), 68-vjeçarin Gjon Marashi në Shkodër për kultivim të lëndëve narkotike si dhe për fshehjen e tritolit në banesë.
Gjon Marashi kishte mbjellë rreth 120 bimë kanabisi, ndërsa në banesë kishte fshehur 1 automatik, 31 kallëpe tritol, 110 metër fitil zjarrpërcjellës si dhe 18 granata. Ai u kap në flagrancë nga blutë e Shkodrës, teksa po kujdesej për kanabisin që kishte kultivuar pranë banesës së tij në Shkodër.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.