Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Samitin Global të 8-të të “Open Government Partnership” që po mbahet në Estoni tha se Kosova është e rrezikuar nga sulmet kibernetike që mund të vijnë nga aleatët e Rusisë, të cilët po minojnë dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se kërcënimet kibernetike nga aleatët e Kremlinit po kthehen në një problem shqetësues dhe po intensifikohen nga dita në ditë.

“Në Kosovë, përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetën, të kaluarën dhe të tashmen, janë të dukshme dhe po intensifikohen. Kur shteti ynë është i përkushtuar në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të normalizuar raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë, por edhe për përfshirjen e plotë të minoriteteve në proceset demokratike të shtetit, pa ndikim nga jashtë, këto kërcënime kibernetike, sikurse dezinformimi, bullizimi kibernetik dhe forma të tjera janë veçmas përcaktuese”, tha Kurti.

Nuk është hera e parë që Kosova akuzon Serbinë se po vepron nën ndikimin e Rusisë për nxitjen e tensioneve në Kosovë.

Madje më herët është pretenduar se në veri të Kosovës po tentohet të zbatohet i njëjti skenar me atë të Ukrainës, duke paralelizuar anëksimin e krimesë me një plan të mundshëm për aneksimin e veriut të Kosovës.

Kryeministri i së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, udhëtuan mëngjesin e sotëm për në Tali të Estonisë, ku po mbahet Samitin Global të 8-të të Open Government Partnership.