Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot në seancën plenare për emërimin e dy ministrave të rinj, Ervin Mete dhe Delina Ibrahimaj.
Ervin Mete u emërua në krye të Financave dhe Ekonomisë me 74 vota pro dhe 30 kundër.
Ndërkaq, Delina Ibrahimaj u shkarkua me 105 vota pro nga posti i ministres së Financave dhe Ekonomisë.
Ajo u emërua ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.
Ndryshimet në qeveri u njoftuan nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.