Vajza bukuroshe e Majlinda Bregut festoi një ditë më parë 25 vjetorin e lindjes, dhe politikania e njohur nuk i rezistoi as ajo “traditës” së re virtuale për t`i ndarë në rrjetet sociale momentet aq speciale për familjen e saj.

Fotot e publikuara prej saj tërhoqën vëmendje menjëherë. Majlinda ka shumë gjëra për të qenë krenare, e Kejda padyshim ëstë një prej tyre! Ashtu sic edhe mund të pritej, ajo shkëlqeu në festën e saj!

Në postimin e shpërndarë në Instagram nuk mungojnë as fotot mes motrave Bregu (Majlinda, Ornela, Rovena) dhe fëmijët e tyre. Majlinda dukej edhe vetë në formë të shkëlqyer!

Kejda u kthye disa kohë më parë në një prej personazheve më të lakuara në shtypin rozë . Të qenit vajza e një prej politikaneve më të njohura në vend dhe në Ballkan, e pozicionoi shumë shpejt atë në qendër të vemëndjes mediatike, pa harruar tiparet e nje bukurie mesdhetare klasike dhe pasionin për jetën e mirë dhe udhëtim.