Shqipëria përmbyll sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar për këtë në rrjetin social X.

Hasani u shpreh se në fokus të kësaj presidence të KS nga Shqipëria ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën.

Ai u shpreh se Shqipëria ndihet krenare që ka drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike.

“Shqipëria përmbyll sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në fokus të së cilës ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën. Ndihemi krenarë që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike”, u shpreh ai.