Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”

Ndërkohë në këtë ditë të veçantë, Mozzik mori shumë urime nga familjarët, miqtë, kolegët dhe fansat e tij.

Por më special duket të jetë ai i vëllait të tij, Getinjo, i cili ka postuar një foto të fëmijërisë së tyre ku shfaqen krahë njëri-tjetrit të buzëqeshur.

‘Urime ditëlindja e 28 vëllau im i vetëm! Ishalla edhe shumë të tjerë me shnet dhe bashkë me neve’ , uron Getinjo në foton e postuar në rrjetet sociale.

“Të paça gjithmonë”, i ka kthyer përgjigje Mozzik.

Artistët nga Ferizaj kanë një raport shumë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe dashurinë dhe përkrahjen e shprehin vazhdimisht edhe publikisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jimmy 😎 (@getinjo)