Edhe pse në Shtator, mediat ndërkombëtare vijojnë të sugjerojnë Shqipërinë si një destinacion që patjetër duhet të vizitohet. Është amerikania “Inside Hook” ajo që liston disa arsye se përse sipas saj Shqipëria është destinacioni i duhur për pushime. Tirana është ndalesa e parë për turistët, ndaj aty duhet të ndalojnë për të parë muzetë apo dhe Xhaminë e Et’hem Beut.
Berati është sugjerimi i radhës i medias amerikane. Qyteti i 1 mbi 1 dritareve dhe arkitekturës së rrallë, duhet të vizitohet me patjetër. E pas tij e ka radhën një tjetër qytet muze, Gjirokastra. Me kalanë më të madhe dhe rrugët e shtruara me kalldrëm, qyteti i gurtë është zgjedhja për ato që kërkojnë destinacione unikale.
“Inside Hook” zhvendoset nga sitet historike, te qytetet që ofrojnë bukuri të rralla natyrore. Përveç Sarandës janë edhe Himara, Vunoi dhe Dhërmiu plazhet që duhet turistët të ndalojnë.
Për ato që duan malet, në veri ofrohet kurora më e bukur e Alpeve Shqiptare. E përditshmja amerikane njëjtë si mediat e tjera evidenton, faktin që pushimet në Shqipëri mund të bëhen edhe lirë.