Drejtori i përgjithshëm i policisë, Rrumbullaku po jep detaje nga megaoperacioni i koduar “Tempulli’ për goditjen e shpërndarjes së drogave në afërsi të shkollave, lokaleve, dhe blloqeve të banimit.
Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në të gjithë territorin e vendit.
Në kuadër të 8 muajve janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla
– 829 kg kanabsi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë
-61 kg heroinë
-5.2 kg drogë ekstazi
-Të ndaluar 1541 shtetas për shitje lëndësh narkotike