Milan ka mundur 2-0 Lazio-n në San Siro dhe ka marrë fitoren e radhës në kampionat ku tani kryeson i vetëm në pritje të ndeshjes së mbrëmjes mes Salernitana-s dhe Inter-it.
Fitore e merituar dhe vuajtur për skuadrën e Stefano Pioli-t. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, pas një rasti të pastër të hubur nga Reijnders në fundin e 45 minutave të para, sfida është zhbllokuar minutën e 60-të.
AC Milan [1] – 0 Lazio – Christian Pulisic 60′ – Video
Ka qenë Pulisic që ka shënuar për Djallin pas një topi të futur në zonën e rreptësisë nga Rafael Leao.
Pas disa rasteve të pashfrytëzuara nga Mussa dhe Pulisic, në minutën e 88-të ka ardhur goli i dytë për milanezët i shënuar nga Okafor, me Leao-n përsëri protagonist me asistin e dytë të dhënë.
AC Milan [2] – 0 Lazio – Noah Okafor 88′ – Video
Lazio ka ngushtuar diferencat me Pdero-n në minutën e 95-të, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje.
Kjo fitore e çon Milan-in në vendin e parë me 18 pikë, tri më shumë se Inter-i, me zikaltrit që do të luajnë në mbrëmje në fushën e Salernitana-s.