Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani është nisur për në Prishtinë, ku do të marrë pjesë në homazhet për nder të Rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristë serbë gjatë sulmit në veri të Kosovës.

Sot Kosova ka shpallur ditë zie, teksa përcillet në banesën e fundit dhe efektivi i rënë në krye të detyrës.

Ministri Hasani dënoi me ashpërsi dje sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës, teksa i shprehur ngushëllimet familjes së oficerit të Policisë.

“Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”, deklaroi ministri i Jashtëm.