Është ndarë nga jeta aktori që luajti personazhin shumë të dashur të Dumbledore në filmat e “Harry Potter”. Michael Gambon ka vdekur në moshën 82-vjeçare.


“Jemi të shkatërruar për të njoftuar humbjen e Michael Gambon. Një bashkëshort dhe baba i dashur, Michael vdiq i qetë në spital, me gruan e tij Ann dhe djalin Fergus pranë shtratit të tij, pasi vuante nga pneumonia. Michael ishte 82 vjeç. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë të dhimbshme dhe ju falënderojmë për mesazhet tuaja të mbështetjes dhe dashurisë”, thuhet në një deklaratë nga familja e tij.