Bored businesswoman yawning at workplace feeling no motivation or lack of sleep tired of boring office routine, exhausted restless employee gaping suffering from chronic fatigue or overwork concept

Rreziku i dehidratimit rritet shumë gjatë verës, sidomos nëse jeni person aktiv. Trupi ynë jep sinjale herë pas here kur ka nevojë për lëngje, por mund të ndodhë që nuk i kuptojmë.
Ja cilat janë simptomat:

-Ndiheni të lodhur!

Nëse ndjeni lodhje që kur zgjoheni edhe pse keni fjetur mirë, shkaku është dehidratimi. Përveç kafesë shtojini mëngjesit tuaj dhe një gotë ujë, aty do vëreni ndryshimin.

-Nuk përqendroheni dot!

Nëse jeni si të turbulluar, duhet të pini ujë.

-Keni kapsllëk.

Një dietë me shumë perime dhe fibra, si dhe marrja e mjaftueshme e lëngjeve, kontribuon në funksionimin e duhur të zorrëve. Në rast të kundërt, do keni probleme të theksuara me tretjen.

-Keni dhimbje koke

Po, nuk është detyrimisht për shkak të lodhjes apo ndryshimeve hormonale, faktorë të cilëve zakonisht ia atribuojmë këtë simptomë të bezdisshme. Provoni të pini ujë dhe do shihni rezultatet.

-Era e keqe e gojës

Një higjienë jo e mirë e gojës nuk lidhet vetëm me konsumimin e ushqimeve të caktuara, por edhe me thatësirën e gojës, problem që sërish ka të bëjë me dehidratimin.