Nesër (18 shtator) nis censi i popullsisë dhe banesave, i cili do të zgjasë deri në 28 tetor. 8000 anketues do të trokasin derë më derë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për të marrë në pyetje të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Nisur nga ky proces, një thirrje erdhi nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, që i ka kërkuar komunitetit të vet të deklarojë përkatësinë fetare.

“Thirrje. Të dashur besimtarë, praktikantë ose jo. Nesër, datë 18 shtator 2023, në të gjithë Shqipërinë do të nisë Censusi, Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave të të gjithë shqiptarëve. Ky është një proces tepër i rëndësishëm, pasi në të do të deklarohet edhe përkatësia fetare e çdo individi. Megjithëse kjo pjesë është lënë “deklarim me dëshirë”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju bën thirrje dashamirëse të gjithë besimtarëve, qofshin praktikantë ose jo, të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare duke iu përgjigjur pyetjes, ‘cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket’, të shënoni: “Mysliman”. Deklarojeni me krenari besimin tuaj dhe sigurohuni që regjistruesi ta hedhë saktë në tabelën elektronike, ashtu siç ju e deklaroni. Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit”, thuhet në apelin e KMSH.

Formulari do plotësohet në formë elektronike përmes një tableti është gati.