Kryeministri Edi Rama, pas miratimit të propozimit të Financave për indeksimin e pensioneve, u spreh se nga 1 tetori nis shpërndarja.
Kreu i qeverisë shkruan se mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre.
“Duke ju njoftuar se prej 1 Tetorit, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.
Vendimi u miratua ditën e djeshme në mbledhjen e qeverisë.