Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadorin Bruce Berton. Kryetarja Nikolla dhe ambasadori Berton diskutuan mbi prioritetet e sesionit të ri parlamentar.

Fokus i takimit, ishte avancimi i reformës zgjedhore dhe reformës në drejtësi.

Gjithashtu, Nikolla me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadorin Bruce Berton, diskutoi për vijimin e bashkëpunimit të suksesshëm mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së për rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes së veprimtarive të Kuvendit dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare.

Në këtë takim, u nënvizua forcimi dhe vijimi i bashkëpunimit dhe produktivitetit mes Kuvendit dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë.