Ndonëse Kuvendi Kombëtar i PD mori vendimin për t’i hequr kompetencat e kryetarit të grupit, Gazment Bardhi e njeh veten ende të tillë. Krahas përplasjeve që janë vënë re në Kuvend mes tij dhe kreut të PD Lulzim Basha, “përplasja” është zhvendosur edhe në rrjete sociale.
Në grupin e Whatsapp të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, njoftonte deputetët për mbledhjen e radhës që do të mbahet të martën në orën 12.00.
Endri Hasa fillimisht ka fshirë mesazhin e Gazment Bardhit, dhe më pas i ka hequr të drejtën deputetëve të shkruajnë mesazhe dhe të komunikojnë mes tyre në grupin e përbashkët të ËhatsApp.
Por ky veprim ka nxitur deputetët e tjerë që të lënë grupin.