Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka implikuar emra të tjerë në ngjarjet e rënda kriminale që kanë tronditur vendin vitet e fundit. Gjatë ballafaqimit që ka patur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes Plumbi i Artë si informator në ekzekutimin e Andi Zylyfit në Peqin, por Dumani ka treguar se Gosa ja ka patur rolin e informatorit edhe ne vrasjen e trefishte në Bradashesh në Elbasan, ku u vra Endrit Alibej dhe dy të afërm të tij. Sipas Dumanit i përfshirë në këtë atentat ka qenë edhe vëllai i tij Dashnor Dumani. Në lidhje me këtë ngjarje dëshmitari i drejtësisë ka thënë përballë BKH se sqarime më të detajuara mund të japë vetëm vëllai i tij.

Si ndodhi ngjarja? Një makinë ka qëlluar drejt 3 personave të cilët ndërruan jetë, Endrit Alibej së bashku me Arben Dylgjeri, 56 vjeç kushëririn e tij dhe një turk Erdal Durunay, 51 vjeç. Të tre ata mbetën të vrarë brenda në automjetin tip ‘Range Rover’ me targa rumune në segmentin Elbasan- Metalurgji, teksa ktheheshin nga një darkë familjare në fshatin Përparim të Peqinit, të tre shtetasit u ekzekutuan në prani të familjarëve të tyre, nga breshëri kallashnikovi.