Në gjykatën e Tiranës ka nisur verifikimi i masës për 61 personat e tjerë të arrestuar nga operacioni antidrogë i koduar “Tempulli”. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se më herët ishte caktuar për ta masa e sigurisë arrest me burg në mungesë për 58 persona dhe për 3 të tjerë masë më e butë sigurie.

Konkretisht dy gra dhe një i moshuar. Për dy gratë gjykata caktoi masën ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’, si dhe për 71 vjeçarin ‘arrest shtëpie’. Në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë. Policia në kryeqytet ekzekutoi 90 prej tyre ndërsa të tjerët në kërkim.

Një ditë më parë, Gjykata Penale la në fuqi masat e sigurimit ‘arrest me burg’ për 29 personat e parë që u arrestuan në kuadër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’.