Deri në mesditë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të mbizotorojnë në territor, ndërsa me vranësira dhe shira paraqiten zonat veriore dhe pjesërisht ato qëndrore.
Sipas MeteoAlb, kjo situatë atmosferike do të na shoqëroje, në pothuajse të gjithë vëndin deri vonë në mbrëmje ku pritet largim i reshjeve nga i gjithë territori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita do të ruajë vlera kostante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.