Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me kthjellimesh dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të Shqipërisë duke rrezikuar reshje të pakta shiu. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin shtim të lagështirës në në ët gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.