Polonia ka shkarkuar trajnerin portugez Fernando Santos nga drejtimi i përfaqësueses.

Disfata 2-0 në Tiranë përballë kuqezinjve të drejtuar nga Silvinjo mesa duket ka nxitur largimin e Santos.

“Federata Polake njofton se që nga data 13 shtator, Fernando Santos nuk është më trajneri i kombëtares”, shkruhej në komunikatën zyrtare të Federatës.

Tekniku erdhi me shumë bujë në drejtimin e skuadrës polake në fillimin e këtij viti, pasi ishte larguar pikërisht nga drejtimi i Portugalisë.