Shqiptarja.com bën publike listën e kritereve dhe dokumenteve që duhet të dorëzohen për përfitimin e bursës sociale për nxënësit që janë banorë të bashkisë së Tiranës.

Dokumentet duhen te dorëzohen deri më datë 28.09.2023.

LISTË DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM PËR BURSË SIPAS VKM 666, DATË 10.10.2019, I NDRYSHUAR, PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVESITAR PUBLIK.

KRITERI EKONOMIK

Pika 2.1/a/b

• Certifikatë personale (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Certifikatë familjare (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Vërtetim nga shkolla (për regjistrim, frekuentim të rregullt dhe jo mbetës);

• Vërtetim nga konviktet (mbi regjistrimin apo pamundesinë për akomodim);

• Vërtetim të ardhurash/page për çdo anëtar madhor të familjes;

• Vërtetim punëkërkuesi për çdo madhor të familjes (të papunë);

• Vërtetim pagese PAK/NE (vërtetim i muajit të fundit me vulë të njomë nga Njësia Administrative);

• Vërtetim pagese pensioni pleqërie;

• Vërtetim pagese pensioni invaliditeti;

• Vërtetim nga tatimet që ka/nuk ka biznes për çdo anëtar madhor të familjes (Shkarkohet nga e-albania, tek rubrika DOKUMENTE ME VULË ELEKTRONIKE, Vërtetim për individë të parregjistruar);

• Vërtetim nga Njësia Administrative që nuk ka shkollë 9- vjeçare brenda territorit të NjA (vetëm për pikën 2.1/b);

KRITERI JO EKONOMIK

Pika 2.3/a Nxënësit me statusin e jetimit;

• Certifikatë personale (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Certifikatë familjare (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Vërtetim nga shkolla (për regjistrim, frekuentim të rregullt dhe jo mbetës);

• Vërtetim mbi statusin dhe pagesën e statusit të jetimit, nga Njësia Adminstrative;

• Vërtetim nga tatimet që ka/nuk ka biznes për çdo anëtar madhor të familjes (Shkarkohet nga e-albania, tek rubrika DOKUMENTE ME VULË ELEKTRONIKE, Vërtetim për individë të parregjistruar);

Pika 2.3/b Nxënësit që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate.

• Certifikatë personale (Mund të shkarkohet nga e-albania)

• Certifikatë familjare (Mund të shkarkohet nga e-albania)

• Vërtetim nga shkolla (për regjistrim, frekuentim të rregullt dhe jo mbetës);

• Vërtetim nga tatimet që ka/nuk ka biznes për çdo anëtar madhor të familjes (Shkarkohet nga e-albania, tek rubrika DOKUMENTE ME VULË ELEKTRONIKE, Vërtetim për individë të parregjistruar);

• Vërtetim mbi statusin dhe pagesën e Kujdestarisë, nga Njësia Adminstrative.

Pika 2.3/c Nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe nxënësit me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga komisioni mjeko ligjor.

• Certifikatë personale (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Certifikatë familjare (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Vërtetim nga shkolla (për regjistrim, frekuentim të rregullt dhe jo mbetës);

• Vërtetim nga tatimet që ka/nuk ka biznes për çdo anëtar madhor të familjes;

(Shkarkohet nga e-albania, tek rubrika DOKUMENTE ME VULË ELEKTRONIKE, Vërtetim për individë të parregjistruar);

• Vërtetim mbi statusin e invaliditetit para-tetraplegjik dhe pagesën e PAK. (Mund të shkarkohet nga e-albania ose të merret tek Njësia Adminstrative);

Pika 2.3/ç Nxënës me statusin ligjor që nuk degjojnë e nuk shikojnë.

• Certifikatë personale (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Certifikatë familjare (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Vërtetim nga shkolla (për regjistrim, frekuentim të rregullt dhe jo mbetës);

• Vërtetim nga tatimet që ka/nuk ka biznes për çdo anëtar madhor të familjes;

(Shkarkohet nga e-albania, tek rubrika DOKUMENTE ME VULË ELEKTRONIKE, Vërtetim për individë të parregjistruar);

• Vërtetim mbi statusin që nuk shikojnë apo dëgjojnë;

Pika 2.3/d Nxënës, fëmijë të personat/personave që gëzojnë statusin invalid.

• Certifikatë personale (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Certifikatë familjare (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Vërtetim nga shkolla (për regjistrim, frekuentim të rregullt dhe jo mbetës);

• Vërtetim mbi statusin e invaliditetit dhe pagesën e pensionit të invaliditetit të prindërve. (Mund të shkarkohet nga e-albania ose të merret tek Njësia Adminstrative);

• Vërtetim nga tatimet që ka/nuk ka biznes për çdo anëtar madhor të familjes (Shkarkohet nga e-albania, tek rubrika DOKUMENTE ME VULË ELEKTRONIKE, Vërtetim për individë të parregjistruar);

Pika 2.3/e Nxënës të identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror.

• Certifikatë personale (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Certifikatë familjare (Mund te shkarkohet nga e-albania);

• Vërtetim nga shkolla (për regjistrim frekuentim të rregullt dhe jo mbetës);

• Vërtetim nga tatimet që ka/nuk ka biznes për çdo anëtar madhor të familjes (Shkarkohet nga e-albania, tek rubrika DOKUMENTE ME VULË ELEKTRONIKE, Vërtetim për individë të parregjistruar);

• Vërtetim mbi statusin e viktimave të trafikimit;

• Vendim gjyqësor mbi humbjen e kujdestarisë prindërore;

Pika 2.3/ë Nxënës, femijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosuara, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

• Certifikatë personale (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Certifikatë familjare (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Vërtetim nga shkolla (për regjistrim, frekuentim të rregullt dhe jo mbetës);

• Vërtetim nga tatimet që ka/nuk ka biznes për çdo anëtar madhor të familjes (Shkarkohet nga e-albania, tek rubrika DOKUMENTE ME VULË ELEKTRONIKE, Vërtetim për individë të parregjistruar);

• Vërtetim nga institucionet e sipërpërmendura për prindërit që kanë humbur jetën në krye të detyrës;

Pika 2.3/g Nxënësit me një prind kur njëri prej njëri prej prindërve nuk jeton.

• Certifikatë personale (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Certifikatë familjare, ku vërtetohet gjëndja familjare me një prind gjallë e fëmijës/nxënësit (Mund të shkarkohet nga e-albania);

• Certifikatë e vdekjes së prindit që nuk jeton;

• Vërtetim nga shkolla (për regjistrim, frekuentim të rregullt dhe jo mbetës);

• Vërtetim nga tatimet që ka/nuk ka biznes për çdo anëtar madhor të familjes. (Shkarkohet nga e-albania, tek rubrika DOKUMENTE ME VULË ELEKTRONIKE, Vërtetim për individë të parregjistruar);

SQAROJMË SE:

Nxënësit e të gjitha kategorive të mësiperme nuk përfitojnë burse ose humbasin të drejtën e përfitimin të saj kur:

a) janë ndarë nga trungu familjar;

b) familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;

c) deklarohen mbetës apo përsëritës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jo kaluese;

ç) të gjitha dokumenta duhet të jenë origjinale ose të njësuara me origjinalin;

e) afati i lëshimit të dokumentave duhet të jetë i muajit të fundit kur bën aplikimin;